Maskë me kungull për lëkurë të irrituar dhe të djegur nga dielli

Maskë me kungull për lëkurë të irrituar dhe të djegur nga dielliJu kujtohet byreku me kungull? Atëherë ruani pak nga ajo masa e imët, e kungullit të cilin e përdorni për të përgatitur byrekun, për të ledhatuar pak, si dhe për të kuruar lëkuren e fytyrës tuaj me një përbërës magjik. Ky trajtim ju sugjerohet nga autorja e librit Erika Katz, “Bonding over Beauty”.

Përbërësit;

½ lëng mjalti

¼ krem tretës

Kungull i bërë pure

Përgatitja;

Në një tas hidhni dy lugë kungull, të bërë në formë pureje, së bashku me ½ lëng mjalti, dhe ¼ krem tretës. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku deri sa të krijohet një pastë e trashë, pastaj vendoseni në fytyrë të cilen e keni larë dhe pastruar më parë. E lini masken të qëndrojë mbi fytyrë 10 minuta dhe pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët. Vitamina A e cila ndodhet në kungull, ka efekt rigjenerues sepse ndihmon në qarkullimin e gjakut në kapilar, të cilët kur bllokohen krijojnë skuqjen dhe irritimin e lëkurës.

KËSHILLA TË NGJASHME