Maskë me kungull për të gjitha tipet e lëkurës

maskePjesa e brëndshme e kungullit, pastron dhe trajton aknet, zbut pamjen e lëkurës së djegur dhe të demtuar nga rrezët e diellit. Ky efekt përforcohet më shumë edhe nga perdorimi i sheqerit i cili ka një efekt fantastik zbutës. E bardha e vezës është përfekte për yndyren e lëkurës dhe i kuqi i vezës është i mirë për lëkuren e thatë.

Përbërësit;

½ filxhan me pjesën e brendshme të kungullit

2 vezë

1 lugë sheqer të bardhë ose të errët

Përbërës ekstra të cilët mund t’i shtoni sipas dëshirës, ose nëse keni mundësi t’i bleni;

1 lugë mjaltë për lëkuren e thatë

2 lugë qumësht bajameje për lëkuren e thatë

1 lugë “Apple cider vinegar” për ato që kanë një lëkurë të yndyrshme

Përgatitja;

Bëni pure kungullin deri sa të formohet një pastë e trashë. Hidhni vezët dhe sheqerin dhe perzieni mirë. Vendoseni masken në fytyrë dhe lëreni të qendrojë 15-25 minuta. Në varësi të ndjeshmërisë që ka lëkura juaj. Pastrojeni me ujë të vakët. Nëqoftëse keni një lëkurë të thatë i hidhni qumështin e bajames dhe mjaltin. Ndërsa për ato që kanë lëkurë të yndyrshme mund të përdorin lëngun e mollës.