Maskë me luleshtrydhe dhe banane

1 (1)Ka receta nga më të ndryshmet të cilat ju kemi sugjeruar deri më tani. Mos harroni se të gjitha kanë funksionin e tyre të caktuar! Kjo përcaktohet falë përbërësve me të cilët ato krijohen. Prandaj, ashtu siç frutat janë produkti që sugjerohet më shumë nga mjekët për organizmin, frutat kanë po të njëjtin efekt, madje edhe më të mirë në lëkurë.

Përbërësit;

2 lugë kos natyral

½ banane

2 luleshtrydhe

Merrni bananen, heqni lëkuren dhe me gjysmen e saj përgatisni pure. Hidhni purenë në një pjatë pastaj merrni luleshtrydhet të cilat i bëni pure dhe i bashkoni me bananen. Gjatë përzierjes së këtyre dy produkteve mund të hidhni 2 lugë kos, dhe pasi t’i keni përzier mirë vendosni masken në fytyrë. Kujdes mos lyeni pjesën afër syve sepse është shumë delikate.

KËSHILLA TË NGJASHME