Maskë me miell tërshëre dhe qepë

Kjo maskë është pak e ndërlikuar, por nëse i keni të gjithë përbërësit e duhur dhe dëshiren për t’a përgatitur efekti që kjo maskë do ketë mbi lëkurë do të jetë fantastik. Ndoshta nuk do t’ju pelqejë aroma e qepës, por nëse keni parasysh rezultatin magjepës të kësaj maske do e harroni për disa minuta aromen e pakëndshme.

Merrni një qepë, hiqni lëvoren dhe shperlajeni me ujë. Gjysmen e qepës e grini imët dhe  më pas bëjeni pure. Gatuani ½ filxhan miell tërshëre të thjeshtë, hiqeni dhe lëreni menjëanë deri sa të ftohet më pas shtoni qepën e bërë pure. Përzieni mirë me mikser, masken e përgatitur vendoseni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15-20 minuta. Në qoftëse maska është shumë e trashë për të ndenjur në lëkuren tuaj ju mund t’i shtoni asaj edhe 1 lugë mjaltë për t’a bërë atë më të shkrifët. Pastrojeni fytyren duke e shperlarë me ujë të vakët, në qoftëse ju ka mbetur pak nga masa e përgatitur ju mund t’a ruani në frigorifer 5-7 ditë.