Maskë me miell tërshëre për aknet

139119075959716319_HhnH09ed_cMaskat e këtij lloji të kombinuara me miellin e tërshëres ose qepët, shërbejnë si përbërës për t’a komplikuar ose përzier sadopak receten. Megjithatë, rezultati dhe efektshmeria e kësaj maske janë një burim i fortë i cili premton se do t’ju shërojë, pastrojë lëkuren nga aknet dhe njollat që ato krijojnë në fytyrë. Disa njerëz nuk e pelqejnë aspak aromen e qepëve, por nëse ato do të dinin funksionin e tyre natyror do të fillonin të ndryshonin mendje pak nga pak. Qepët janë përbërës natyral të pasur me antioksidantë, i cili është një nga përbërësit më të mirë për të qetësuar inflamacionin e krijuar në lëkurë.

Funksioni efikas pozitiv i qepës mund të kombinohet me miellin e  tërshëres, për të krijuar një maskë fantastike e cila do t’ju ndihmojë të eleminoni aknet si dhe të parandaloni shfaqjen e tyre. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të pjekni miellin e tërshëres, pastaj nxirreni jashtë dhe përzieni me qepen e ndarë fije-fije që të lëshojë lëngun e saj mbi miellin e tërshëres të nxehtë. I përzieni deri sa të ftohen dhe masken e përgatitur e vendosni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15 minuta, ndërkohë që ju dhurojini vetës pak relaks. Përgatiteni këtë maskë të pakten një herë në javë për disa muaj rresht dhe do të ngelni të suprizuar nga efekti fantastik që do vëreni në lëkurë.