Home Shëndetësi Maskë me papaje dhe ananas për lëkuren tuaj

Maskë me papaje dhe ananas për lëkuren tuaj

Përbërësit;

2 lugë papajë të bërë pure

½ lëng ananasi të freskët

1 lugë alga të gjelbra të grira imët

Përgatitja;

Papaja dhe ananasi përmbajnë papajinen dhe bromelainen, dy enzima acide që eleminojnë yndyren dhe e bëjnë lëkuren të jetë më e thatë. Përseritja e her pas hershme e kësaj maske do të bëjë mrekullira, madje edhe në pigmentin e lëkurës, duke lënë pas një lëkurë të butë si mëndafsh dhe me shkelqim. Përfekte si një trajtim luksoz javor i pasur me shkelqim.

Në një tas hidhni algen e gjelber me lëngun e ananasit, përzieni deri sa të formohet një pastë. Përzieni sërish dhe hidhni papajen e bërë pure, deri sa të formohet një paste e lëngshme që të përhapet në fytyrë.

Masen e përgatitur vendoseni në fytyrë të cilen e keni larë me parë dhe e keni pastruar. Me gishta shperndajeni masken në fytyrë dhe në qafë. Duhet të mbani një peshqir afer pasi masa e krijuar mund të jetë e ngjeshme, por duke qëndruar në fytyrë e ngroh dhe shkrin masken dhe mund të rreshqasë prandaj duhet të keni peshqirin afer që t’a fshini.

Ndoshta do të ndjeni pickime në fytyrë, por mos u sheqetësoni kjo do të thotë që acidet kanë fillluar të lëshonë efektin e tyre. Përgatiteni këtë maskë të pakten 4 herë në muaj që të vereni ndryshime magjepse në fytyrë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...