Home Modë & Estetikë Maskë me pjeshkë, mjaltë dhe limon

Maskë me pjeshkë, mjaltë dhe limon

Keni provuar të trajtoni fytyren tuaj me maska natyrale? Maska që ne kemi vendosur t’ju sugjerojmë kësaj radhë është e përbërë nga produkte të shëndetshme,  të cilat do të ushqejnë lëkuren tuaj me vitamina. Kjo maskë rigjeneron qelizat dhe heq yndyren e tepërt.

Përbërësit;

1 pjeshkë

1 lugë mjaltë

1 lugë limon

Përgatitja; Hidhni në një tas pjeshkën, të cilës i keni hequr lëkuren më parë dhe e keni bërë pure. Pastaj shtoni me radhë mjaltin dhe lëngun e limoni. I përzieni me mikser deri sa të formohet një masë homogjene, dhe vendoseni masken në fytyrë. Masken e lini të qëndrojë 20-25 minuta dhe në fund shperlajeni me ujë të vakët. Vendosni mbi fytyrë një krem zbutës që të ruajë sa më gjatë efektin e maskës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...