Home Shëndetësi Maskë për një lëkurë të bukur, pa rrudha

Maskë për një lëkurë të bukur, pa rrudha

Dëshironi të keni një lëkurë të bukur, të shëndetshme dhe rinore pavarsisht faktit që vitet kalojnë dhe rrudhat në fytyrë kanë fiilluar të shfaqen. Mjafton që ju të kujdeseni për lëkuren tuaj ashtu siç duhet dhe nuk do t’ju duhet më të shqetësoheni për pamjen e lëkurës. Me maska natyrale ju do të mund të parandaloni shfaqjen e rrudhave në lëkurë, sidomos tek pjesa e syrit.

Përbërësit:

1 vezë

1 lugë mjaltë

1 lugë vaj ulliri

Në një tas përzieni mirë, së bashku vezën me mjaltin dhe vajin e ullirit. Vendoseni në fytyrë të cilen përpara e keni larë dhe tharë me një peshqir. Masken e lini të qëndrojë për 20-25 minuta, dhe shperlani me ujë të vakët dhe e fshini me një peshqir të butë. Fytyren pas përfundimit të proçesit të trajtimit e lyeni me një krem hidratues që të ruajë sa më gjatë efktin e maskës. Këtë maskë mund të përsërisni të pakten 2 herë në javë, por jo më shpesh sepse mund të ketë edhe efekte negative.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...