Home Shëndetësi Maskë për rigjenerimin e lëkurës tuaj

Maskë për rigjenerimin e lëkurës tuaj

frutatrKeni dëgjuar ndonjëherë për frutat e kuqe? Nëse jo ne ju informojnë se çdo frut që përmban këtë ngjyrë do të ishte një frut shumë i mirë për rigjenerimin e lëkurës tuaj. Gjithashtu frutat me ngjyrë të kuqe ndihmojnë organizmin e njeriut në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit.
Pigementi i kuq tek frutat dhe perimet përdoret për prodhimin e një prej vitaminave më të rëndësishme të trupit: vitaminës A.

Sot do t’ju sugjerojmë një maskë me këto fruta, e cila ju ndihmon që të rigjeneroni lëkurën dhe ta bëni fytyrën t’ju shkëlqejë më tepër.

– Fruta të kuqe
– Kos
– Xhelatin
Përgatitja:
Miksoni frutat e kuqe me xhelatinën në mikser dhe shtoni disa pika ujë. Më pas aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Për të zbutur fytyrën aplikoni kos dhe më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët. Këshillohet një herë në javë për katër javë rradhazi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Femrat që kanë këto inde në gjoks rrezikohen nga kanceri

Si mund ta verifikoni a jeni të rrezikuara? Agjencia e ushqimit dhe e pijeve ka propozuat që gjatë kontrollit në mamograf të fokusohen në rrezikun nga kanceri i gjirit ndaj të cilit deri tani pothuajse askush nuk i ka kushtuar kujdes – a kemi dendësi të vogël apo të madhe të indeve në gji. Gjinjtë e forta me inde të dendura...