Maskë rigjeneruese me kastravec

Maskë rigjeneruese me kastravecKeni pak kohë të lirshme dhe dëshironi t’a shfrytëzoni atë në mënyren më të mirë të mundshme. Epo ne kemi zgjidhjen e duhur për ju, mjafton të merrni disa produkte natyral të freskët, pak minuta dhe të krijoni masken përfekte me të cilen mund të ri-gjeneroni lëkuren e fytyrës.

Përbërësit;

Një kastravec

Një lugë kos

Një flxhan miell tërshëre

Përgatitja,

Merrni një kastravec të vogël, një lugë kos, dhe një filxhan miell tërshere. Priteni kastravecin në pjesë të vogla dhe e përzieni me mikser kosin dhe miellin e tërshëres deri sa të formohet një masë e njëtrajtshme. Aplikoni masken mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë për aq kohë sa duhet, derisa fytyra të ketë thithur të gjithë esencën e maskës. Kjo maskë do t’a pastrojë dhe zbardhojë lëkuren tuaj në përfeksion.