Home Modë & Estetikë Maskë me shafran dhe kos, pastrimi më i mirë për fytyrën

Maskë me shafran dhe kos, pastrimi më i mirë për fytyrën

maskaSituata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore – të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.

Përbërësit

¼ lugë çaji pluhur shafran Indie

1 lugë gjelle avokado

1 lugë çaji kos ose zefir

Përgatitja

Shtypni avokadon (mund të përdorni shtrydhën e frutave ose me pirun) deri sa të bëhet si pure.

Hidhni purenë me avokado, shafranin e Indisë dhe kosin në një tas të vogël dhe i përzieni mirë.

Përdorimi

Fillimisht lani fytyrën. Më pas aplikojeni maskën me kujdes në fytyrë.

Lëreni maskën për 5 minuta.

Në fund e lani fytyrën me ujë të bollshëm.

Këshilla

Maska me avokado dhe kos mund t’ju ngjitet edhe tek flokët. Për të shmangur këtë, i lidhni flokët.

Sigurohuni që të zgjidhni llojin e duhur të kosit. Ju sugjerojmë të përdorni kos natyral, të pa ëmbëlsuar, në mënyrë që mos t’ju shkaktojë irritim të lëkurës.

Përdoreni këtë maskë për të trajtuar acarimet në lëkurë, djegiet apo njollat e shkaktuara nga dielli. Kjo përzierje ndihmon gjithashtu për të reduktuar inflamacionin dhe skuqjen në fytyrë. /Shendeti.al/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...