Home Këshilla të ndryshme Maskë shtëpiake për flokë të dëmtuar

Maskë shtëpiake për flokë të dëmtuar

Ja maska, e cila do t’ju ndihmojë për forcimin e flokëve të dëmtuar. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, duke ndihmuar edhe në zvogëlimin e rënies së flokëve, duke e stimuluar rritjen e tyre. Përbërësi kryesor i kësaj maske është tharmi.

Përdoret dy herë në javë. Për shërimin e flokëve të dëmtuar dhe për të arritur rezultate maksimale, kjo procedurë përsëritet brenda 2 muajsh, pa ndërprerje. D.m.th., dy herë në javë gjatë 2 muajve. Rezultati i përdorimit të kësaj maske, jo vetëm që është i cilësisë së lartë, por edhe i qëndrueshëm! Maskat nga tharmi u përshtaten të gjitha llojeve të flokëve.

Ja çka ju nevojitet: 1-2 lugë supe të qumështit të nxehtë; 1 lugë të vogël të mjaltit; 7 g të tharmit të thatë, apo 20 g të tharmit të freskët. Përgatitja: Në 1-2 lugë të supës qumësht të ngrohtë të tretet 1 lugë e kafes mjaltë, apo sheqer, shtoni 20 g tharm të freskët. Lëreni në vend të nxehtë që të fermentohet për 15-20 minuta. Masën e fituar vendoseni në flokë të pastër, të lagët.

T’i mbështillni me qese të najlonit dhe me peshqir. Lëreni në kokë që të qëndrojë një orë, më pas lani flokët me ujë të ngrohtë. Me anë të kësaj maske, kërpudhat e tharmit rrisin sasinë e vitaminave, proteinave dhe mineraleve, të domosdoshme për rritjen e flokëve. Materiet ushqyese thithen në folikula të flokëve dhe forcojnë flokët e dëmtuar. Tharmi është ideal dhe zgjidhje e thjeshtë kundër rënies së flokëve dhe për rritjen e shpejtë të tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...