Home Modë & Estetikë Maskë super pastruese për lëkurën e fytyrës

Maskë super pastruese për lëkurën e fytyrës

Maskë super pastruese për lëkurën e fytyrës Kjo është një maskë super pastruese për lëkurën e fytyrës me papastërti, akne dhe pika të zeza. Nuk këshillohet për lëkurat e ndjeshme pasi përbërësit që ajo ka janë tepër gërryes dhe e acaronë tej mase lëkurën e ndjeshme.

Qiqrat përmbajnë “saponin”një molekul shkumuese e cila ndodhet në shumë bimë. Këtë maskë keni për ta dashuruar.

Përbërësit:

1 lugë çaji miell qiqrash

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji kanell

2 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja:

Përzijini përbërësit derisa të bëhet krem dhe vendoseni maskën në fytyrë me ndihmën e një peneli. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlaheni me ujë të bollshëm. Më pas tampononi fytyrën me ujë kamomili sipër për të qetësuar lëkurën dhe mbyllur poret e hapura. Vendoseni 1 herë në 2 javë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...