Home Këshilla të ndryshme Mbajtja e një diete, faktor kyç për humbje të peshës trupore

Mbajtja e një diete, faktor kyç për humbje të peshës trupore

Shumë njerëz marrin zotime, premtojnë, por shpesh lëkunden, heqin dorë, siç ndodh me dietën për të rënë nga pesha – ajo fillohet, ndërpritet, ndryshohet dhe përsëri…çdo gjë nga e para, pa efekt.

Nëse programe të ndryshme diteash krijojnë mëdyshje, se cila prej tyre është më e mitë a duhet ndjekur, një studim i kohëve të fundit sugjeron se gjëja më e mirë është që dieta e filluar të ndiqet deri në fund, pa e ndërruar me dietë tjetër.

Në studim u përfshinë disa qindra persona mbipeshë të cilët u ndanë në 4 grupe me 4 dieta të ndryshme – proporcionalisht të përbëra me proteina, yndryna dhe karbohidrate – me synimin për të humbur 750 kalori në ditë.

Pas 6 muajsh pjesëmarrësit kishin humbur 5 kg dhjam dhe thuajse 3 kg masë indesh. Pas dy vitesh, ata ruajtën një humbje peshe prej 4 kg, përfshi humbjen e 2 kg dhjam më pak në pjesën e barkut.

Studimi nuk zbuloi ndonjë dallim në humbje peshe ose në pakësim dhjami mes 4 dietave. Kyçi i rënies nga pesha, thotë studimi, është respektimi i një lloj diete nga fillimi deri në fund. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi se si fitohen kaloritë – nga yndyrnat, karbohidratet ose proteinat – por si pakësohen ato. Rezultatet e studimit u botuan në “American Journal of Clinical Nutrition”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...