Studiuesit thonë se mbajtja për dore e personit të dashur, e zvogëlon dhimbjen. Studiuesit nga universiteti në Kaliforni, kanë kryer një studim në 25 vullnetarë të cilët gjatë gjashtë muajve të fundit ishin në lidhje të lumtur.
Ata kanë konstatuar se mbajtja për dore me partnerin, por edhe vetëm të shikuarit e partnerit në foto, e ka zvogëluar reagimin e tyre në dhimbjen fizike.
Efekti pozitiv ka munguar në rastin kur të anketuarit e kanë mbajtur për dore një person të panjohur apo e kanë ndrydhur topin kundër stresit.
Studimi i botuar në revistën shkencore ‘Psychological Science’, një theks të veçantë e vendos në rëndësinë e marrëdhënieve shoqërore, ndërsa rezultatet e tyre mund të jenë të një rëndësie të madhe për femrat me rastin e lindjes, sepse prania e babait të fëmijës në spitalin e lindjes, mund të ketë ndikim pozitiv në zbutjen e dhimbjeve të shtatzënës.