Home Shëndetësi Mbani dietë dhe nuk dobësoheni!

Mbani dietë dhe nuk dobësoheni!

Ja disa këshilla për të kuptuar se ku gaboni (dhe mos u përpiqni t’ia hidhni fajin metabolizmit) dhe si mund ta korrigjoni veten.

Kur fillojmë një punë të re gjithmonë i urojmë fat vetes dhe themi fillimi i mbarë gjysma e punës. Kjo shprehje vlen edhe kur bëhet fjalë për dietat: kemi dëshirë të veshim sërish rrobat e pranverës, të gjejmë forcën e vullnetit dhe të rikthehemi të hamë sërish në mënyrë të shëndetshme.

Në këtë mënyrë arrijmë të rrëzojmë nga pesha disa kilogramë, treguesi i peshores më në fund kthehet prapa dhe kënaqësia është e paimagjinueshme. Pastaj diçka nuk shkon mirë dhe pesha nuk bie më, madje fillon të rritet.

Edhe pse nuk hani më si më parë, keni hequr dorë nga gjithçka dhe jeni regjistruar në një palestër, sërish gjërat shkojnë keq. Por ku qëndron gabimi? E rëndësishme është të mos ia hidhni fajin metabolizmit: e kemi thënë dhe herë të tjera që kjo gjë nuk ka lidhje fare. Ja ndonjë këshillë për të kuptuar se ku po gaboni dhe si t’i korrigjoni gabimet.

Dhjami
Fillimisht duhet të sqarojmë diçka: kilet e para janë më të thjeshta për t’u hequr. Bie shpejt dhe menjëherë, sepse humbasin lëngjet. Ndërsa për të shkrirë dhjamin nevojitet më shumë kohë. Mos u dorëzoni dhe merreni gjithçka me qetësi. Idealja do të ishte të humbitnit një kile e gjysmë në javë. Më shumë do të ishte e tepërt dhe do t’i shtonit ato kile sapo t’i riktheheshit jetës normale. Kështu që merreni gjithçka shtruar. Mos lejoni të pushtoheni nga paniku.

Kujdesi për lëkurën
Ka kremra për dobësim, masazhe, relaksim. Ka qindra trajtime kundër celulitit dhe dieta nga më të ndryshmet të cilat premtojnë mrekulli. E vërteta është se këto gjëra nuk ekzistojnë dhe nëse keni tentuar të përdorni ndonjërën prej tyre, tani duhet të ngulisni në kokë që vetëm dy gjëra ju ndihmojnë të bini nga pesha: aktiviteti fizik dhe një dietë e ekuilibruar.

Nuk duhet të keni uri
Nëse keni vënë rregull në mënyrën e të ngrënit, do të ishte mirë që dieta të mos jetë improvizuar nga ju. Gjithmonë duhet t’i drejtoheni një specialisti dhe mos harroni asnjëherë rregullin e artë: kush mban dietë, nuk duhet të jetë kurrë i uritur. Uria nuk ndihmon të biesh nga pesha, por vetëm të grumbullosh yndyra vakt pas vakti. Përpiquni të jeni të ngopur kur të ngriheni nga tavolina (ndoshta duke ngrënë peshk dhe zarzavate do të ndiheshit më të lehtë sesa duke ngrënë makarona me salcë).

Ora më e mirë për gjimnastikë
Vëreni orën herët në mëngjes që të zgjoheni, mos bini vonë për të fjetur. Nëse dëshironi rezultate të mira dhe të shpejta, bëni gjimnastikë herët në mëngjes. Palestra nuk është hapur ende në orën 8? Merrni një batanije, shtrihuni në dysheme dhe bëni disa ushtrime për barkun, ose në të kundërt hipni dhe ngjisni shkallët e pallatit, apo bëni vrap në vend. Ndoshta do të ndieni të njëjtën lodhje si në palestër, por mos harroni që sporti i bën mirë trupit.

Mocarela, armikja  e shëndetit!
Ky lloj djathi mund të jetë vërtet i shijshëm, por nuk është aspak dietetik. Nëse hani shumë sepse mendoni që po bëni gjënë e duhur, të jeni të bindur se po gaboni. Mocarela nuk këshillohet për personat që mbajnë dietë, sepse ka shumë kalori. Kryesisht djathërat nuk këshillohen për dieta, pavarësisht reklamave.

Çfarë duhet të pini…

“Ha pak dhe nuk dobësohem”. Sigurisht edhe mund të ndodhë. Por a i kushtoni ndonjëherë rëndësi asaj që pini? Pijet e ëmbla, aperitivët (edhe ato alkoolike) që i konsumoni me shoqet janë një ndër shkaqet që nuk ju lejojnë të bini nga pesha. Edhe lëngjet të dashura vajza kanë kalori. Pini sa më shumë ujë dhe hiqni dorë nga të tjerat. Mos e teproni as me pijet e gazuara. Përpiquni të hani sa më pak fruta, sepse edhe ato kanë shumë sheqer.

Patatet e fërguara nuk ju bëjnë mirë
Ju mendoni se një pako nuk ju bën asgjë, por nëse do të lexonit me kujdes përmbajtjen dhe kaloritë që përmban ajo, atëherë as që do të mendonit t’i fusnit në gojë. Ju mund të shtoni në peshë edhe ndërsa përgatisni gjellën, shihni televizor, pasi është rast i mirë për të përtypur diçka. Sa herë t’ju hahet, pini ujë dhe të jeni të bindura se oreksi do t’ju pritet.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...