Home Këshilla për Prindër Mbani fëmijët larg vitaminave

Mbani fëmijët larg vitaminave

Mbani fëmijët larg vitaminaveKrahas efektit pozitiv në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, vitaminat luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

Nevoja e njeriut për vitamina fillon që në barkun e nënës. A, B, C, D, E, K janë 6 vitaminat më të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

Fëmijët duhet t’i marrin këto vitamina në rrugë natyrale. Vetëm në rast të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të ndihet nevoja e marrjes së vitaminave në trajtë hapi. Grupi më i rëndësishëm i vitaminave është grupi A, D, E, B dhe sigurisht pa harruar dhe vitaminën C përforcuese të sistemit imunitar.

Është shumë e gabuar t’u japësh fëmijëve vitamina pa qenë nevoja

Fëmijëve mund t’u japim vitaminë D për zhvillimin e kockave apo vitaminat K, C, acid folik. Por, tek fëmijët të cilët ushqehen në mënyrë të shëndeshtme nuk mund të shfaqet mungesë vitaminash. Për këtë arsye këtyre fëmijëve nuk u duhen dhënë vitamina shtesë sepse vitaminat të cilat treten në yndyrë si A, D, E, K mblidhen në trup dhe shkaktojnë sëmundje.

Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve, humbja e shkëlqimit të flokëve e të tjera.

Specialistët gjithashtu kanë numëruar vitaminat A, B, C, D, E si të nevojshme për dhëmbë të shëndetshëm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...