Home Shëndetësi Mbi sëmundjet e zemres

Mbi sëmundjet e zemres

Çështë sëmundja e zemres?

Një nga sëmundjet më të shpeshta të zemres është semundja koronare e zemres. Ajo zakonisht shkaktohet nga ateroskleroza, që është një grumbullim i substancave yndyrore brenda murëve të arterieve të zemres.

Çështë sëmundja koronare e zemres?

Në këtë sëmundje arteriet që ushqejnë zemren me oksigjen dhe lëndë ushqyese bëhen më të ngushta prej aterosklerozes. Kjo kufizon furnizimin me gjak dhe oksigjen të zemres, sidomos në sforcim, ku asaj i duhet të punojë më shumë.

Cilat janë simptomat e sëmundjes koronare të zemres?

Shenja kryesore është angina e shkaktuar nga reduktimi i sasisë së oksigjenit që arrin në muskul, për shkak të pakësimit të fluksit të gjakut. Angina është një ndjenjë rëndese, pickimi, apo dhimbje në mesin e kraharorit që mund të përhapet ose të prekë edhe krahun e majtë, qafën, mjekren, fytyren, shpinën ose barkun.

Në shumicen e rastëve përjetohet në sforcim. Nëse ju vraponi për të kapur autobusin, ngjisni shkallët, në të ftohtë apo pas një ngrënie të rëndë, si edhe kur ndjeheni i stresuar. Mund të ndalojë nëse ju ndaloni sforcimin ose merni mjekim.

Infarkti i zemres

Për fat të keq infarkti i miokardit është shenja e parë për disa njerëz që diçka shkon keq në zemren e tyre. Kjo ndodh kur furnizimi me gjak për një pjesë të muskulit të zemres ndërpritet komplet. Zakonisht nëse ndonjë copë gjaku e mpiksur (tromb) ndalon pikërisht në zonën e arteries së zemres së ngushtuar tashmë nga ateroskleroza. Dhimbja në këtë rast është e fortë dhe nuk ndalon nëse ju pushoni ose merni medikamentët e zakonshme si në anginë. Por ndonjëherë kjo dhimbje mund të jetë e lehtë dhe të ngatërrohet me ndonjë çrregullim të tretjës apo dhimbje stomaku. Ka raste kur infarkti nuk ka dhimbje.
Simptoma të tjera të atakut të zemres përfshijnë, vështiresinë në frymarrje, djersitje, nauze dhe të vjella, të cilat përsëri nuk qetësohen kur pacienti pushon.

Nëse ju dyshoni se dikush ka infrakt duhet mënjëherë të kerkoni ndihmë mjekësore. Sot ekzistojnë mëyra për ristabilizuar furnizimin me gjak të zemres.

Burimi: Mjeksia.com

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sëmundjet e zemrës, kanceri – të ndërlidhura me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Këto ushqime përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiqet, drithërat me sheqer dhe pijet me gaz – në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale. Ngrënja e shumtë e hamburgerëve, picave, biskotave dhe e ëmbëlsirave, po del të jetë e rrezikshme për shëndetin. Një studim i rreth 45.000 njerëzve të moshës së mesme gjeti se vdekjet...