Home Këshilla të ndryshme Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

Mbipesha në shtatzëni çon në lindje të parakohshme

1Lindjet e parakohshme janë një dukuri e cila po shfaqet së tepërmi kohët e fundit dhe ndër faktorët e ndryshëm që i shkaktojnë ato disa janë të njohur dhe të tjerë janë ende të panjohur.

Një nga këto duket se është zbuluar së fundmi sipas një studimi të publikuar në revistën “Epidemiologjia”, i cili tregon sesi problemi i lindjeve të parakohshme është i lidhur direkt me mbi apo nënpeshën para apo gjatë shtatzënisë.

Sipas studiuesve në Universitetin e Bostonit, një shtim në peshë që shkon përtej udhëzimeve të mjekut, mund të vërë në rrezik lindjet e parakohshme.

Sipas shkencës, një fëmijë i lindur para javës së 37 të shtatzënisë, konsiderohet si lindje e parakohshme.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 1.000 nëna që lindin para kohe, në krahasim me 7 mijë të tjera që kanë përfunduar në kohë shtatzëninë.

Nga të dhënat e mbledhura u gjet se obesiteti e rrit ndjeshëm rrezikun e lindjes para kohe.

“Të dhënat tona sugjerojnë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për femrat e trasha dhe se ato duhet të pakësojnë rrezikun e lindjes së parakohshme të bebit të tyre me rënien në peshë”,  tha autori i studimit Lauren A. profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bostonit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...