Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjet

Mbipesha tek gratë shtatzëne ndikon tek foshnjet

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjen gjatë lindjes dhe jetës.

Sipas studimit, një fëmijë që lind mbipeshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet.

Shumë ekspertë mendojnë se ushqimi i tepruar gjatë periudhës së shtazënisë, krijon një mjedis jo normal në barkun e nënës që mund të ndryshojë përgjithmonë trurin e një foshnjeje.

Ky mjedis brenda barkut të gruas shtatzëne, i krijuar nga ngrënia e tepruar, mund të sjellë ndryshime edhe në pankreas, organ që kontrollon metabolizmin.

Doktor David Ludwig në spitalin e fëmijëve në Boston thotë se lindja e foshnjeve mbipeshën normale ka qenë e lidhur me rrezikun për astmë, alergjitë dhe disa lloje të kancerit.

Studimi i ri tregon se mbipesha foshnjore lidhet edhe me mbipeshën në moshë të rritur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...