Mbipesha zvogëlon fertilitetin

Studimet tregojnë se gratë me mbipeshë që ndërhyjnë fertilizimin vitro, kanë përqindje më të ultë të suksesit sesa ato me peshë normale trupore.

Është goxha e vështirë të humbësh peshë edhe nëse të duhet të humbësh 5 kg apo më shumë. Fillo me zvogëlimin e sasisë së kalorive që merr dhe mbush dietën tuaj me fruta dhe perime të freskëta, mish pa dhjamë dhe produkte nga drithi.

Shmang ushqimet e yndyrshme dhe me sheqer. E nëse edhe partneri juaj është me mbipeshë (ai mund të ketë numër të vogël të spermatozoideve dhe kështu shanset për ty që të ngeleni shtatzënë janë edhe më të vogla), ushtroni së bashku.

Gratë shtatzëna të cilat janë me mbipeshë mund të përballen me komplikime sikur diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe rritje të rrezikut për gjendjet sikur ‘preeclampsia’ (gjendje anormale e shtatzënisë që karakterizohet me hipertension dhe mbajtje të lëngjeve dhe albuminuria), apo ndoshta edhe defekte në lindje apo vdekjen e foshnjës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...