Home Shëndetësi Mbroni lumturinë tuaj

Mbroni lumturinë tuaj

lumturiaLumturia juaj është një thesar e si e tillë, kalon rreziqe serioze. Prandaj duhet të mbrohet. Mjerë kush e lë të ekspozuar nga kërcënimet e rreziqet që e rrethojnë dhe e përgjojnë nga çdo anë. Mjerë kush nuk e ruan në fshehtësi! Mijëra persona dëgjojmë, në jetë, në libra, në refrenet e këngëve, të shprehin keqardhje me fjalë të ndezura nga pasioni e nostalgjia melankolike për lumturinë e humbur. Këtyre personave duhet t’u themi: “Shumë mirë! Ju keni njëmijë e një arsye për të deklamuar me të gjitha mënyrat trishtimin tuaj e keqardhjen tuaj, por as edhe një për të merituar ngushëllimin tonë. Në fakt, nëse është e vërtëtë, se asnjë ankth në botë është i barabartë me torturën që ndjen njeriun kur i shëmbet lumturia e vet, nuk është më pak e vërtetë se përgjegjësit, direkt o indirekt të kësaj shembje, keni qënë vetë ju, e asnjë tjetër veç jush. Përse ? Sepse jeni kënaqur së shijuari lumturinë tuaj, pa e vrarë mendjen për ta ruajtur e mbrojtur. Nuk keni marrë parasysh rreziqet që e kërcënonin. E kështu, në mënyrë të papritur: diçka e ka goditur lumturinë tuaj e ua ka copëtuar. Diçka që ju mundësisht e duheshit – por nuk kini ditur e dashur – ta parashikonit. Ja e vërteta mizore!”
E kjo është historia, në fund të fundit, e shumë dashurive të mbytura, e shumë lumturive bashkëshortore të prishura në mënyrë të pariparueshme, e shumë karrierave të suksesshme të shkatërruara, e shumë fateve kolosale transformuar në asgjë, e shumë shpërbërjeve individuale të llojeve të ndryshme, për të cilat njerëz të lumtur, inteligjent e të ndershëm, gra të mrekullueshme, entuziaste për jetën, të etura për të ardhmen, persona për të cilët janë parashikuar në mënyrë të arsyeshme gjërat më të mira, në mënyrë të papritur, të pashpjegueshme (nga mëndjelehtësia) janë shkatërruar e copëtuar.
Me qëndrueshmëri fatkeqësitë që na godasin e të kapërcejmë pengesat që do të duhej të na pengonin në rrugën e suksesit. Shpirti i humorit i tregon tjetrit masën e saktë të forcës sonë morale.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...