Home Shëndetësi Me aspirinë kundër kancerit në prostatë

Me aspirinë kundër kancerit në prostatë

Meshkujt e prekur nga kanceri në prostatë, të cilët e konsumojnë aspirinën, mund të jetojnë më gjatë se të tjerët, tregojnë rezultatet e kryera nga ekipi i shkencëtarëve nga Dallasi.

Deri te një përfundim i tillë shkencëtarët erdhën duke analizuar dokumentet e 6 000 pacientëve të prekur nga kanceri i prostatës, të cilët ishin operuar apo i ishin nënshtruar kimioterapisë.

Midis 2 200 pacientëve, 37% kishin marrë aspirinë. Nga ky numër, 3% kishin vdekur për 10 vjet, ndërsa 8% e pacientëve kishin vdekur që nuk e kishin marrë aspirinën. Mendojmë se aspirina përkufizon rritjen e tumoreve kancerogjene, terapi kjo kundër së cilës nuk ka ilaçe në dispozicion, shpjegon dr. Kevin Koj, i cili ishte njëri nga udhëheqësit kryesorë të këtij studimi.

Kjo do të thotë se duhet të përdorim aspirinë, në mënyrë që pacientët në të ardhmen ta zvogëlojnë përhapjen e tumoreve, shtoi Koj. Studimet e tilla rreth efektit të aspirinës janë duke u zhvilluar edhe më tutje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...