Home Shëndetësi Me folate kundër shtypjës së lartë të gjakut

Me folate kundër shtypjës së lartë të gjakut


hipertensioniNjë studim i ri italian ka dëshmuar se lulelakra, lakra, marulja, egjëri etj., luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, ndërsa ndihmojnë edhe si terapi te hipertensioni ekzistues dhe pandjeshmëria në insulinë.

Këto ushqime janë të pasura me folate, ndërsa gjatë studimit janë marrë nga 15 miligramë folate në ditë.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi ditor i sasive të mëdha të acidit folik me anë të ushqimit, ul edhe shtypjen sistolike edhe atë diastolike, për mesatarshit 5 mmHg.

Autorët e studimit të botuar në revistën “European Journal of Clinical Nutrition”, pohojnë se kjo ndodh si rezultat i zvogëlimit të nivelit të homocisteinës në gjak.

Homocisteina është një aminoacid që kohëve të fundit konsiderohet si faktori kryesor në paraqitjen e hipertensionit dhe arterosklerozës, dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare, në përgjithësi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...