Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Me këtë ushqim në shtatzëni rrezikoni edhe nipat e mbesat!

Me këtë ushqim në shtatzëni rrezikoni edhe nipat e mbesat!

Femrat të cilat në shtatzëni hanë ushqim të yndyrshëm rrisin shanset që edhe vajzat e tyre, madje edhe mbesat të kenë kancer të gjirit më vonë.

Shkencëtarët besojnë që ushqimi i pashëndetshëm që e konsumojmë gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë përgjithmonë qelizat e foshnjave të palindura dhe gjeneratave të mëvonshme.

Ata konsiderojnë që me ushqim të shëndetshëm në shtatzëni mund të reduktojmë fenomenin e kancerit të gjirit, tumorit të keq më të shpeshtë në botë te femrat.

Shkencëtarët nga Universiteti Georgetown në Washington kanë ushqyer minjtë shtatzënë me ushqim normal ose shumë të yndyrshëm.

Në grupin e atyre qe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm, vajzat dhe mbesat e tyre kanë pasur rrezik më të madh për të zhvilluar kancer të gjirit. Ushqimi i yndyrshëm është i lidhur me nivelet më të larta të hormonit femëror, estrogjenit.

Me ushqyerje ndikojmë në gjeneratat e ardhshme

Edhe pse hulumtimi nuk është vërtetuar në njerëz, autorja kryesore e studimit, dr. Sonia de Assis tha: “Ajo çka han nëna dhe në çka është e ekspozuar gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun nga kanceri i gjirit te vajza e saj.”

“Ajo çka kemi zbuluar për herë të parë është që rreziku i rritur nga kanceri mund të bartet edhe në mbesa, madje edhe stërmbesa dhe atë pa ekspozim shtesë.

Studimi është i rëndësishëm sepse mund të shpjegojë prejardhjen e shkaqeve të disa kancereve të gjirit.

Hulumtuesit, të cilët zbulimet e veta i kanë publikuar në revistën Nature Communications, besojnë që kjo mund të shpjegojë pse në disa familje shfaqet kanceri i gjirit, i cili në parim nuk është gjenetik – ende nuk është i lidhur me ndonjë mutacion të njohur.

Në vend të kësaj, ata besojnë se si ushqimi dhe ekspozimi kimik në stomak mundet përherë “t’i fikë dhe ndezë” gjenet e caktuara nëpër shumë gjenerata, çka është procesi i cili quhet epigjenetika.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...