Home Teknologji Më në fund Atom arrin në telefona

Më në fund Atom arrin në telefona

Inteli ditë më parë prezantoi në CES prototipin e telefonit të vet mobil me procesor Atom me emrin e koduar Medfield.

Për dallim prej prototipave të mëparshëm, kësaj radhe bëhet fjalë për modelin me dimensione të pranueshme, edhe pse definitivisht nuk është më i holli në treg, ndërsa procesori i integruar Atom Z2460 punon në 1,6 GHz, ka 512 kB L2 cache dhe bërthamë grafike të integruar PowerVR SGX 540 me frekuencë 400 MHz, dhe në bashkëpunim me çipsetin XMM 6290 është i aftë për komunikim HSPA+ me shpejtësi deri 14,4 Mbps dhe përkrah ekranet 720p.

Vihet në lëvizje nga Android 2.3, i përshtatur fuqishëm për arkitekturën e Intelit. Çipi është në gjendje të kontrollojë web kamerën me kapacitet deri 16 megapixelë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme për Intelin është që Lenovo ka pranuar të krijojë telefonin e parë mobil të bazuar në procesor Atom, K800. Por, Lenovo nuk i takon rangut të high-profile prodhuesve të telefonave mobilë, ndërsa K800 para fundit të këtij viti do të gjendet në shitje për fillim vetëm në tregun kinez. Megjithatë, Inteli ka publikuar edhe marrëveshjen disavjeçare me Motorola Mobility, tani në pronësi të Google, për zhvillimin e disa pajisjeve të bazuara në procesorët Atom të Intelit, që është tashmë një deal që do të mund të tërhiqte vëmendjen e prodhuesve tjerë.

Megjithatë, akoma është herët të flitet për ndonjë sukses, sepse nuk dihen ende gjëra si shpenzimi i energjisë dhe përkrahja për LTE-në që tashmë ka marrë hov në SHBA, pastaj sa do të ngadalësojë modifikimi i sistemit Android pranimin e versioneve të reja për prodhuesit. Por, për dallim prej tentativave të mëparshme të Intelit, ky i fundit të paktën tingëllon më optimist.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...