Me nikotinë kundër demencës

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Vanderbilt besojnë që leukoplasti me nikotinë mund ta përmirësojë kujtesën te personat me simptoma të hershme të demencës.

Shkencëtarët thonë se zbulimet e tyre nuk duhet kuptuar si shkak për fillim të tymosjes së duhanit, sepse tymosja me vete sjell gjëra shumë negative për shëndetin.

Për nevoja të studimit, i cili është botuar në revistën ‘Neurology’, gjatë gjashtë muajve janë përcjellë 67 pjesëmarrës të studimit me vështirësi mesatare me kujtesën. Sipas tyre, kontributi i nikotinës bazohet në efektin e tij në receptorët e trurit, humbja e të cilëve përndryshe shënohet te personat me demencë.