Home Këshilla për Prindër Me prekje ndihmoni bebes të mësojë fjalë të reja

Me prekje ndihmoni bebes të mësojë fjalë të reja

Me prekje ndihmoni bebes të mësojë fjalë të rejaHulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit Purdue tregojnë që prekja e prindit mund t’u ndihmojë bebeve që më lehtë të mësojnë fjalë të reja gjatë bisedës së pandërprerë të prindit.

Ky hulumtim ka përfshirë 48 bebe katërmuajshe, transmeton Telegrafi.

– Prekjen e kuptojmë si mënyrë transmetimi të emocioneve, mirëpo hulumtimi ynë më i ri tregon që foshnja mund të lidhë prekjen me bisedën.

Deri tani janë publikuar hulumtime të ndryshme të cilat tregojnë që prekja është e rëndësishme për zhvillimin psikofizik të fëmijës, mirëpo ky është hulumtimi i parë i cili hulumton lidhshmërinë e prekjes dhe mësimit të gjuhës – ka thënë Amanda Seidler, profesoreshë e sferës së bisedës dhe gjuhës në Universitetin Purdue, e cila ka udhëhequr këtë hulumtim.

Të mësuarit e fjalëve të reja paraqet sfidë të madhe për bebet, sepse ato i dëgjojnë shumicën e fjalëve kur prindi vazhdimisht i flet sesa kur i thotë fjalët një nga një.

– Prindërit bëjnë rrallë pauzë kur flasin me beben, kështu që bebja e ka të vështirë të përsërisë fjalët e thëna.

Bebet patjetër duhet të gjejnë fjalët para se t’i lidhin me kuptimin e vërtetë. Sepse, ato më parë i mësojnë pjesët e trupit, duke pasur parasysh që prindërit shpesh i prekin dhe i flasin fjalët të cilat kanë të bëjnë me pjesë të trupit – thotë dr. Seidler. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...