Home Këshilla të ndryshme Me refleksologji kundër stresit

Me refleksologji kundër stresit

Për çdo ditë ballafaqohemi me stresin, i cili krijon probleme atëherë kur nuk ia dalim të ballafaqohemi me të, sidomos nëse vjen si pasojë e frustrimit, brengave dhe lodhjes kronike.

Njëra ndër mënyrat që ta zvogëlojmë stresin është sjellja e organizmit në një relaks të thellë, nëpërmjet refleksologjisë.

Refleksologjia është teknikë e vjetër mjekësore që përbëhet prej masazheve të buta në pika të caktuara që gjenden në shputat e këmbës dhe nëpërmjet sistemit nervor stimulojnë organet e sëmura apo të dobësuara.

Në këtë mënyrë forcohet sistemi imunitar që ndihmon në shërimin e sëmundjes. Në shputa dhe pëllëmbë gjenden pikat refleksive të të gjitha organeve dhe pjesëve të trupit – shputa e djathtë është pasqyrë e anës së djathtë të trupit, ndërsa e majta e pjesës së majtë të trupit.

Refleksologjia shërben në mbajtjen e gjendjes optimale shëndetësore të organizmit. Në mënyrë efikase ndikon në problemet e ndryshme psikopatike dhe e zvogëlon tensionin fizik dhe psikik. Me një trajtim të tillë largohen dhimbjet e kokës, migrena, pagjumësia, depresioni, dhimbjet në shpinë, qafë. Ndikon që të jemi më të suksesshëm në nivelin fizik dhe emocional që kontribuojë për një jetë më cilësore.

Po ashtu, vlen të përmendet se ndihmon edhe në tretjen e ushqimit, prandaj shumë ekspertë dhe shumë shkencëtarë një metodë të tillë e shohin si mjaft të shëndetshme për organizmin e njeriut, jo vetëm për një pjesë të caktuar të organizmit, por në përgjithësi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...