Home Këshilla Seksuale Me seks oral kundër krupës së mëngjesit

Me seks oral kundër krupës së mëngjesit

Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pabesueshme, mirëpo kur dikush e ka bashkëshorten shtatzënë, sipas konstatimeve të ekspertëve, mënyra më e mirë me të cilën shtatzënat mund të luftojnë kundër krupës së mëngjesit – është seksi oral.

Psikologët konstatojnë që femrat të cilat konsumojnë spermën e meshkujve me të cilët kanë mbetur shtatzënë, njëkohësisht në mënyrën më të lehtë shërojnë krupën e mëngjesit.

Shtatzënat do të duhej, në vend të vetëpërmbajtjes nga seksi, të kujdeseshin për nevojat seksuale të partnerit, në mënyrë që edhe vetë të jenë të shëndosha”, thotë Gordon Galup, drejtues i këtij hulumtimi.

Natyrisht, krupa e mëngjesit mund të shkaktohet edhe nga gjëra të tjera, siç janë çrregullimi hormonal dhe përdorimi i kontracepcionit hormonal.

Galupi gjithashtu beson që sperma ndikon edhe si mjet antidepresiv. Këtë konstatim e ka theksuar edhe në librin e tij të botuar me titull: “Does Sperme Have Antidepressant Properties?”. Ndërkaq, akoma nuk dihet nëse bashkëshortja e Galupit është aktualisht shtatzënë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...