Home Këshilla të ndryshme Më shumë testosteron - më shpejt baba, po pastaj...

Më shumë testosteron – më shpejt baba, po pastaj…

Kush bëhet baba ka shumë më pak testosteron në gjak sesa para lindjes së fëmijës. Ky hormon luan një rol të rëndësishëm për burrat si baballarë.

Shkencëtarët amerikanë kanë përfunduar një studim afatgjatë në Filipine. Grupi i shkencëtarëve përreth studiuesit Christopher Kuzawa nga Universiteti Northwestern në Evanston të Shteteve të Bashkuara ka marrë në hulumtim rreth 600 djem të rinj. Rezultatet e studimit publikohen në “Proceedings”, forumi i Akademisë Amerikane të Shkencave.

Baballarët e rinj kanë në gjak shumë më pak testosteron sesa para lindjes së fëmijës. Të bërit baba çon kështu në uljen e hormonit kryesor të burrit, shkruajnë shkencëtarët amerikanë. Po ashtu sa më shumë që baballarët angazhohen në rritjen e fëmijës aq më shumë ulet niveli i testosteronit.

Më shumë testosteron – më shpejt baba, po pastaj…

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se baballarët kanë vlera të ulëta të testosteronit, krahasuar me beqarët. Por sipas studiuesit Christopher Kuzawa nuk ka qenë e hulumtuar çështja nëse të bërit baba e ul vlerën e testosteronit, apo tjetra, nëse burrat me një vlerë të ulët testosteroni mund të bëjnë fëmijë më shpejt se sa të tjerët.

Tanimë studimi afatagjatë ka provuar: Sa më e lartë të jetë vlera e testosteronit të burravë në fillim të hulumtimit, aq më e madhe është edhe mundësia për t’u bërë baba më vonë. Për shkencëtarët ky ishte një tregues, se hormoni mashkullor luan një rol të madh edhe tek zgjedhja e partneres. Në Filipine për një kohë të gjatë ka luajtur familja një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e partneres. Kjo ka ndryshuar në vitet e fundit.

Personat e marrë si testues janë hulumtuar në vitet 2005-2009. Në fillim të studimit ata kanë qenë 21,5 vjeç. Vlerat e testosteronit në gjak u matën në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë kohës së studimit, një pjesë e këtyre meshkujve filluan lidhje serioze dhe u bënë baballarë. Sapo erdhi fëmija u ul dukshëm vlera e testosteronit, krahasuar me beqarët. Po ashtu baballarët e foshnjave njëmuajshe kishin një vlerë testosteroni më të ulët se ata me fëmijë më të mëdhenj në moshë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...