Home Këshilla të ndryshme Me tre hapa deri te një bel vital

Me tre hapa deri te një bel vital

Nëse keni probleme me shtresat dhjamore në pjesën e stomakut si dhe ijet me celulit, për ju është e domosdoshme ushqimi sipas mënyrës mesdhetare, në të cilin ushqim përfshihen pemët dhe perimet e freskëta dhe sa më shumë sallata.

Ja një shembull i menysë ditore:

Kafjalli: 30 g flluska misri apo drithëra me jogurt apo me qumësht me pak yndyrë, 1 portokall.

Dreka: sandviç me dy rriska bukë integrale, 50 g mish tunë, disa gjethe të sallatës së gjelbër, 1 mollë.

Darka: sallatë me dy domate të vogla dhe 100 g mokarella, sallatë me portokaj, 1 kivi dhe pak ananas.

Ushtrimet

Ushtrimet të cilat ju shkrijnë dhjamin janë ato që ndikojnë në qarkullimin e rregullt të gjakut dhe në këtë mënyrë hiqni qafe edhe celulitin. Pos ushtrimeve, secilën ditë të lirë duhet ta përdorni ta ngisni biçikletën në ajër të pastër. Ushtrimet për një trup më vital në shikim të parë nëse ju duken të thjeshta atëherë mashtroheni. Ushtrimet duhet t’i kombinoni njëra me tjetrën, duke filluar me disa të tjera në sallën e ushtrimeve por shumicën prej tyre ju mund t’i bëni në ambient të hapur.

Kryesorja është që ushtrimet të jenë ritmike. Kur të hamë në sallë aty nënkuptohet noti i cili vë në lëvizje secilin muskuj tuajin e në ambient të hapur nënkupton të ngisni biçikletën si dhe të vraponi.

Përdorimi i preparateve për largimin e dhjamit dhe celulitit

Bëhet fjalë për terapinë më bashkëkohore me ultratingull, e cila për një kohë të shkurtër jep formën e duhur trupit, duke shkatërruar qelizat dhjamore. Rezultatet janë të dukshme menjëherë pas tretmanit, ngase hapësira e trajtuar e belit tauj mund të ngushtohet prej dy deri në katër centimetra. Kjo mënyrë përdor valën e ulëta të ultratingullit të cilat ndikojnë në qelizat dhjamore që gjenden në indin nën lëkurë. Kjo mënyrë ndikon në rritjen e energjisë me ç’rast pëlcet membrana e qelizave dhjamore.

Në këtë mënyrë shkatërrohen qelizat dhjamore duke zvogëluar apo eliminuar numrin e tyre në inde. Para tretmanit është e nevojshme të kryhen analizat laboratorike për tu vërtetuar niveli i kolesterolit si dhe ai i triglicerideve. Tretmani është krejtësisht pa dhimbje duke u kombinuar me terapinë me vakum. Beli që kishit më parë më nuk ju kthehet, sepse qelizat e shkatërruara dhjamore nuk mund të ringjallen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...