Home Këshilla të ndryshme Me ushqim kundër pagjumësisë

Me ushqim kundër pagjumësisë

Të shumtë janë njerëzit të cilët gjithë natën qëndrojnë zgjuar dhe numërojnë yjet në qiell. Pos stresit të përditshëm dhe shprehive të këqija, në pagjumësinë ndikon edhe mënyra se si ushqeheni.

Për një gjumë sa më të reshtshim do të ishte mirë që brenda ditës të konsumoni rreth 1.5 deri dy litra ujë, në mënyrë që ta përshpejtoni eliminimin e helmeve nga organizmi.

Për përgatitjen e gjellëve dhe të sallatave mos përdorni më shumë se dy lugë vaj brenda ditës ndërsa që në maksimum duhet ta përkufizoni përdorimin e kripës.

Para se të shkoni në gjumë konsumoni nj gotë çaj, kamomili, mente… Do të ishte më se e domosdoshme që ta kontrolloni dhe dhomën e gjumit, në mënyrë që temperatura të mos jetë shumë e lartë.

Ekspertët po ashtu ju sugjerojnë që pas orës 16 të mbrëmjes të mos konsumoni ushqimet apo pijet që përmbajnë kafeinë, teinë dhe teobrominë, që më së shumti i hasin në kafe dhe çokollatë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...