Home Teknologji Meduza robotike për kërkim-shpëtim

Meduza robotike për kërkim-shpëtim

Quhet Robojelly – dhe masa e nanotubave të karbonit dhe materialeve të mençura mund të notojnë me fuqinë e tyre, me një lëvizje ‘pulsuese’ që duket sikur gjë e vërtetë.

Shqetësuese për robofobët  është ajo që meduzës  kurrë nuk i ndalen bateritë.

Fatmirësisht, është këtu për ta ndihmuar njerëzimin – të paktën në teori. Makina është dizajnuar për të ndihmuar me shpëtimet nënujore.

Robojelly është e aftë të imitojë lëvizjet natyrale të meduzës kur vendoset në një rezervuar me ujë – dhe vihet në lëvizje nga reaksionet kimike që zhvillohen në sipërfaqen e saj.

Në meduzën e vërtetë, qarqe të muskujve pulsojnë për të lëvizur krijesën nëpër ujë.

Në Robojelly, nanotubat karbonik të mbështjellë rreth hi-tech shtresave që mbajnë mend formën origjinale  (metale që kthehen në formën origjinale), arrijnë efektin e njëjtë.

Roboti e lëviz veten apo e fiton energjinë duke përdorur reaksione në mes oksigjenit dhe hidrogjenit në ujë dhe platinit në sipërfaqen e tij.

Robojelly mund të rigjenerojë lëndën djegëse nga rrethinat e veta natyrore dhe kështu nuk kërkon një burim të jashtëm energjisë ose zëvendësim konstant të baterive.

“Dizajni momental lejon meduzën të lëviz apo shtrijë dhe mbledhë tetë segmentet e saj të operuara nga SMA moduli i furnizuar me lëndë djegëse . Kjo duhet të mjaftojë që meduza ta ngrejë veten nëse të gjithë segmentet janë vënë në veprim.

“Ne tani jemi duke hulumtuar mënyra të reja për të dërguar lëndën djegëse në çdo segment ashtu që secili të mund të kontrollohet individualisht. Kjo duhet t’i mundësojë robotit të kontrollohet dhe lëvizë në mënyra të ndryshme,” tha Yonas Tadesse nga Virginia Tech.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Në videon në vijim tregohet sesi mund të kuptoni nëse vuani nga dehidratimi ose jo. Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë,...