Home Këshilla të ndryshme Mëngjesi, vakt i rëndësishëm për luftimin e sëmundjeve të zemrës

Mëngjesi, vakt i rëndësishëm për luftimin e sëmundjeve të zemrës

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 6550 personave nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Autorët e studimit nënvizuan faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Çfarë e bën mëngjesin kaq të rëndësishëm?

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës. Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës. Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Fillimi i mbarë, gjysma e punës

Gjatë natës, trupi pushon e megjithatë ka nevojë për kalori dhe energji për të stimuluar shumë procese që na japin jetë, siç janë rrahjet e zemrës. Në mungesë të ushqimit natën, trupi merr energjinë nga depozitat e ndryshme duke shteruar shumë prej tyre. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ushqeheni mirë e shëndetshëm që në mëngjes. Dita duhet të nisë mirë, me një vakt të bollshëm me vezë, avokado, kos dhe fruta pylli. Këto ushqime do ju mbajnë të ngopur, do ju japin shumë energji por do ju mbrojnë edhe zemrën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...