Home Shëndetësi Menopauza para moshës 46-vjeçe shton rrezikun për sulm në tru dhe zemër...

Menopauza para moshës 46-vjeçe shton rrezikun për sulm në tru dhe zemër

Femrat, të cilat kalojnë përmes menopauzës para moshës 46 vjeçe, sipas shkencëtarëve amerikanë dy herë më shumë janë të rrezikuara nga sulmi në zemër dhe ai në tru.

Hulumtuesit e universitetit Alabama kanë përcjellë shëndetin e 2.509 femrave, me prejardhje të ndryshme etnike dhe me këtë rast kanë konstatuar se 28 për qind e tyre përmes menopauzës kishin kaluar para moshës 46- vjeçe.

Shkencëtarët këtë rrezik e kanë shpjeguar me ndikimin e zvogëlimit të pranisë së hormoneve të estrogjenit. Shkencëtarët paralajmërojnë femrat që më herët hyjnë në menopauzë se rrezikohen nga aneurizmat e trurit.

Aneurizmat janë zgjerime anormale të venave të gjakut pëlcitja e të cilave mund të shkaktojë pasoja të rënda. Sipas rezultateve të botuara nga “Journal of NeuroInterventional Surgery” në menopauzë para moshës 40 kishin hyrë 26 për qind e femrave, në krahasim me 19 për qind që nuk vuanin nga aneurizma.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...