Menopauza, vitaminat e domosdoshme në këtë fazë delikate në jetën e një gruaje

Simptomat e menopauzës është e mundur që të lehtësohen duke marrë vitaminat e duhura, të cilat ruajnë funksionet e trupit dhe sigurojnë që femrat të plaken shëndetshëm.

Më poshtë gjeni vitaminat më të rëndësishme për t’u marrë në këtë periudhë delikate në jetën e një gruaje.

Vitaminat e grupit B- Ky grup vitaminash ofron funksione të ndryshme në trup dhe në veçanti mbështet prodhimin e hormoneve. Në mënyrë të veçantë, është e domosdoshme vitamina B3, e cila favorizon prodhimin e estrogjenit. Vitamina të tjera të llojit B promovojnë funksionimin e duhur të metabolizmit. Por në të njëjtën kohë. janë substanca që ndikojnë pozitivisht në gjendjen e përgjithshme dhe gjumë.

Vitamina C- Një vitaminë tjetër vendimtare gjatë menopauzës është vitamina C. Meqenëse nivelet e estrogjenit ulen në këtë fazë, gjë që shkakton simptoma të ndryshme, kjo substancë ndihmon shumë. Vitamina C tek gratë rregullon prodhimin e estrogjenit. Pa lënë pas dore veprimin e saj vendimtar, pasi forcon sistemin imunitar. Por vitamina C në menopauzë mundëson që të përmirësoni pamjen e lëkurës tuaj.

Vitamina E- Është një substancë mjaft e rëndësishme për lëkurën. Në fakt, vitamina E ndihmon për të luftuar procesin e plakjes së lëkurës, shkruan noa.al. Përveç kësaj, kjo vitaminë në menopauzë zvogëlon shqetësimet e gjumit dhe afshet e nxehta.

Vitamina D- Është një nga vitaminat më të rëndësishme në menopauzë. Vitamina D është thelbësore për gratë në këtë periudhë për të forcuar kockat. Mbani parasysh se kockat kanë tendencë të dekalcifikohen gjatë menopauzës. Përveç ekspozimit të rritur në diell, shtesat me këtë vitaminë janë të domosdoshme. Zakonisht mjeku përshkruan një shtesë kalciumi dhe vitamine D për gratë me probleme të osteoporozës, por edhe për qëllime parandaluese.

Në fakt, kalciumi, vitamina D dhe madje edhe magnezi janë të përfshirë në formimin e indit kockor. Në rast të mungesës së tyre, kockat priret të bëhen më të brishta.

KËSHILLA TË NGJASHME