Home Këshilla të ndryshme Menyja anticelulit

Menyja anticelulit

Për të hequr qafe shtresat e padëshiruara të celulitit, përpos ushtrimeve fizike, duhet pasur kujdes edhe në ushqim. Ushqimin ta mbështetni në ushqime, që treten lehtë, e më së shumti konsumoni pemë dhe perime. Ushqimi kundër celulitit është shumë i këndshëm, sidomos tani kur jemi në stinën e pranverës dhe mundësia e zgjedhjes së ushqimeve është e madhe, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo është sidomos me rëndësi, sepse ky ushqim bazohet në shumë pemë dhe perime të freskëta. Lejohen t’i konsumoni vezët, por se konsumohen të përgatitura pa yndyrë. Jogurti le të jetë i zakonshëm, jo me pemë, e nga mishi në meny le të jetë mishi i peshkut, pulës dhe gjeldetit.

Me rëndësi të pini midis gjashtë dhe tetë gota me ujë në ditë. Po ashtu, me rëndësi është të konsumoni pak kripë, në mënyrë që të mos shkaktoni qëndrimin e ujit në organizëm. Kufizoni edhe ushqimet nga mielli i bardhë dhe sheqeri i bardhë, e duhet të konsumoni ushqime të pasura me sasi të konsiderueshme të fibrave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...