Home Këshilla për Prindër Mënyra e të ushqyerit ndikon në inteligjencën e foshnjave

Mënyra e të ushqyerit ndikon në inteligjencën e foshnjave

Foshnjat të cilat janë ushqyer atëherë kur ishin të uritura, sipas ekspertëve britanikë, kanë koeficient më të lartë të inteligjencës dhe kalojnë më mirë nëpër testet shkollore, në krahasim me ata fëmijë, të cilët ushqehen me orar.

Studimi vërteton se fëmijët që sikur foshnja ishin ushqyer kur ishin të uritur kishin 4 deri 5 pikë më tepër se ata fëmijë që si foshnja ishin ushqyer sipas orarit.

Hulumtuesit kishin marrë për bazë tri lloje të nënave dhe foshnjave – foshnjat të cilat ishin ushqyer çdo katër orë, foshnjat të cilat nënat e tyre nuk kishin mundur t’i ushqejnë sipas orarit dhe foshnjat të cilat ishin ushqyer kur ishin të uritura.

Rezultatet e këtij hulumtimi kishin vërtetuar se foshnjat që ishin ushqyer vetëm atëherë kur ishin të uritura, testin e inteligjencës e kishin më të lartë në krahasim me foshnjat e dy grupeve të tjera.

Ekspertët mendojnë se në këtë drejtim duhet kryer edhe disa studime të tjera, por se ky i fundit është një pikënisje me rëndësi të veçantë sa i përket ushqimit dhe mënyrës se si duhet ushqyer foshnjat.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...