Home Këshilla të ndryshme Mënyra më e mirë për të hequr dhjamin

Mënyra më e mirë për të hequr dhjamin

Të lodhesh duke punuar me ngritje peshash me qëllimin për të formuar një trup të mirë mund të jetë një humbje kohe për personat mbipeshë.

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se mënyra më e mirë për të hequr kilet e tepërta janë ushtrimet aerobike.

Kërkuesit kanë monitoruar personat që kanë bërë aerobi për tetë muaj dhe krahasimi me ata që kishin punuar me ngritje peshash tregoi se grupi i parë kishte humbur 20 herë më shumë dhjamë në pjesën e barkut se “grupi i shtangave”.

“Peshat të ndihmojnë në rritjen e masës muskulare dhe fuqisë fizike, ndërsa aerobia është më e mirë për të hequr dhjamin, sidomos në pjesën e barkut sepse digjen më shumë kalori”, shprehet Cris Slentz, i universitetit të North Carolina, transmeton TCH.

Gjithashtu, studimi tregon se njerëzit që kombinonin ushtrimet aerobike me ngritjen e peshave nuk kishin më shumë rezultat se ata që bënin vetëm aerobi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...