Home Modë & Estetikë Mënyra për të ndryshuar rutinën e bukurisë

Mënyra për të ndryshuar rutinën e bukurisë

Mënyra për të ndryshuar rutinën e bukurisëNdryshimi sezonal është hapi i parë që duhet të bëni. Largoni të gjitha produktet e vjetra dhe që nuk janë të përshtatshme për stinën. Ngjyrat e errëta zëvendësoni me ato të hapura. Mbani vetëm kremrat hidratues.

Prerja e rregullt e flokëve
Nëse nuk e aplikoni një prerje të zakonshme të majave të flokëve, tani është koha ta bëni këtë. Kjo do t’i mbrojë flokët nga fundi i ndarë dhe nga dëmtimi. Mundohuni t’i thani ato në mënyrë natyrale pa përdorim të mjeteve me nxehtësi.

Përdorimi i mjeteve
Një nga këshillat kryesore për kujdesin ndaj flokëve ka të bëjë me përdorimin e mjeteve me nxehtësi të lartë. Kjo do të shkaktojë një dëmtim të flokëve, kështu që mundohuni në pranverë të mos i përdorni ato aq shumë. Edhe flokët kanë nevojë për pushim dhe rifreskim.

Lëkura
Nëse keni një lëkurë që ka tendenca për shfaqjen e akneve, kjo është koha e duhur që ju ta ashpërson i regjimin e pastrimit të saj. Përdorni ato produkte që keni përdorur edhe më parë dhe pastroni lëkurën çdo natë para gjumit.

Mbrojtja nga dielli
Kjo është stina kur fillon ngritja e temperaturave, dhe pas dimrit ekspozimi ndaj diellit mund të sjellë pasoja për lëkurën. Prandaj, preferohet që të përdorni kremin mbrojtës me SPF të lartë, në mënyrë që të mos keni skuqje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë ndodh nëse konsumoni cigare kur ushqeni fëmijën me gji?

Qumështi i gjirit e ndihmon fëmijën të fitojë imunitet dhe të luftojë sëmundje nga më të ndryshmet. Nëse një fëmijë konsumon qumësht ai është në gjendje që të mposhtë edhe tymin e duhanit. Shumë studime kanë treguar se një fëmijë që ushqehet me gji është më i fortë dhe shanset për t’u prekur nga sëmundjet janë më të pakta. Por...