Home Teknologji Internet Mesazhet e iMessage nuk mund të përgjohen

Mesazhet e iMessage nuk mund të përgjohen

ImessagesDokumenti i brendshëm i administratës amerikane kundër drogës (DEA), i cili është siguruar nga CNET thotë se ky institucion është ankuar se mesazhet e dërguara me shërbimin e Apple, iMessage janë të koduar dhe “të pamundur që të përgjohen” madje edhe me një urdhër gjykate.

Sipas letrës së DEA-së, përgjimi i komunikimit të mesazheve mes dy telefonave të Apple që përdorin iMessage është i vështirë dhe i pamundur, edhe në rastet kur urdhëri për përgjim jepet nga një gjykatës federal.

Në mes të vitit 2011, kur Apple e pati lansuar shërbimin e mesazheve iMessage, në njoftimin e kompanisë thuhej se i njëjti do të mbështetet në një enkriptim të sigurt, por nuk thuhej se përgjimi ligjor në shërbim do të jetë i pamundur.

Mbase ky fakt ka bërë që iMessage të shndërrohej në softuerin më të famshëm të enkriptuar, pasi që pas një viti, drejtori i Apple, Tim Cook pati njoftuar se përmes iMessage ishin dërguar më shumë se 300 miliardë mesazhe, të cilat transmetohen në internet, në vend të formës standarde të dërgimit përmes antenave të telefonisë mobile.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...