Home Këshilla të ndryshme Meshkujt nuk i pëlqejnë më këmbët e gjata

Meshkujt nuk i pëlqejnë më këmbët e gjata

Meshkujt nuk i pëlqejnë më këmbët e gjataKur sheh veten para tipave si Gisele Bundchen, ku duket se kembët nuk kanë fund kurrë, të duket vetja e shkurtër. Por, femrat që nuk kanë përmasat e tilla duhet të ndjehen të lehtësuara e të marrin zemër.

Sipas një ankete në Londër, meshkujt janë më të prirur të pëlqejnë femrat me këmbë normale dhe nuk vrapojnë në pas femrave me këmbët si steka.

Në një anketim ku morën pjesë 1000 burra dhe gra të pyetur rreth tërheqjes që kanë pas pjesëve të trupit të secilës gjini, shumica nuk u shpreh për këmbët më të gjata shumë herë se busti. 

Sipas tyre edhe nëse këmba zgjatet pak me taka apo ulet, gjatësia e trupit gjithsesi mbetet e njëjtë. Burrat preferonin këmbët normale, që e llogarisnin sipas gjatësisë së bustit.

E përkundër këtij mendimi të burrave, shumica e grave u shprehën se burrat do të dëshironin femra me këmbë të gjata si ato që shihen rëndom në pasarelat e modes apo filma.
Rezultatet kanë habitur studiuesit, perfshirë edhe Dr Viren Sëami, nga Universiteti i Ëestminsterit në Londër.

Në një shkrim të gazetës “Body Image”, ata thanë se këmbët e gjata gjithmonë lidhen me faktin se kemi të bëjmë me një shëndet të mirë.

Kërkuesit edhe pse të befasuar dhe të paqartë me këtë tregues të ri, që meshkujt nuk i tërheq më këmba e gjatë, thonë se ndoshta aktualisht meshkujt kanë frikë nga ekstremet.

Për shembull, një grua me këmbët shumë të gjatë dhe një bust të vogël mund të ketë vështirësi për të mbajtur një fëmijë në bark. Kjo mbase I tremb meshkujt.
Por, ama kërkimi ka një të mirë, meqë shumica e femrave janë me këmbë me gjatësi mesatare, kjo rrit shpresën edhe për zgjedhjen e Miss-eve në të ardhmen.

Shpresat shtohen edhe me shume. Një studim nga Universiteti i St Andreës zbuloi se meshkujt preferojnë femrat me masa normale në krahasim me ato shumë të dobëta. /BalkanWeb/


TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...