Home Ushqim Mësoni recetën e kekut me fruta të thata, ëmbëlsira e fundjavës

Mësoni recetën e kekut me fruta të thata, ëmbëlsira e fundjavës

Është shumë i shijshëm, nëse shoqërohet me djathëra të ndryshëm (djathë dhie kremoz, etj). Mund të konsumohet brenda ditës ose të përgatitet ditë më parë dhe të ruhet në ngrirje në frigorifer. Është shumë i mirë edhe për mëngjes.

Koha e përgatitjes në total:

Bashkë me pjekjen – 60 minuta. Tava drejtkëndëshe 30×10 cm. Si masë përdorim një filxhan ose një gotë që merr 250 ml ujë

Fruta të thata:

½ gotë me arra pekan ose arra të zakonshme (100 g), bajame të qëruara (90 g), gotë fëstëkë të qëruar, jo të kripur; ½ gotë rrush të thatë; ½ gotë fiq të tharë, të prerë në copa të vogla; ½ gotë kajsi të thara, të prera në copa të vogla; ½ gotë kumbulla të thara, pa bërthamë të prera në copa të vogla

Për brumin:

¾ gotë miell integral (kaf 90 g)
15 g sodë për torta të kripura ose të ëmbla pa vanilje
½ lugë e vogël kripë e imët (2.5 g)
1 majë luge kanellë pluhur
1 majë luge arrëmyshk
110 g gjalpë i butë, në temperature ambienti
1/2 gotë sheqer kaf (90 g)
3 vezë
30 ml (2 lugë të mëdha) verë, pije të ëmbël që pëlqeni ose ujë

Përgatitja:

Frutat e thata i përziejmë në një tas dhe i lëmë mënjanë. Ndezim furrën në temperaturën 180° C, kurse tavën e veshim me letër furre.

Përgatisim brumin:

1.Në një tas përziejmë miellin, sodën, të cilën e hedhim me sitë, kripën dhe erëzat. I lëmë mënjanë.

2. Në një tas tjetër rrahim me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin, shtojmë një nga një vezët dhe i përziejmë derisa të përftojmë një masë homogjene. Ulim shpejtësinë e rrahëses dhe shtojmë pjesë-pjesë miellin dhe verën. Shtojmë frutat e thata dhe i përziejmë me lugë druri.

3.Hedhim brumin në tavë dhe e vëmë të piqet për 1 orë ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, kur të marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini sipër, që të mos digjet. E heqim nga tava kur të jetë vakur dhe më pas e lëmë të ftohet mbi një grilë.

Kur të jetë ftohur plotësisht, e presim në feta të holla dhe e shoqërojmë me djathëra sipas dëshirës. Nëse dëshironi ta përgatitni ditë më parë: kur keku të jetë ftohur plotësisht, e mbështjellim me letër alumini dhe e ruajmë në grirje. Në momentin që do ta konsumojmë, e presim në feta shumë të holla me një thikë me majë dhe i pjekim për rreth 15/18 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 170° C, por duke patur kujdes mos digjen. I lëmë të ftohen në tavë dhe më pas i shërbejmë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushtrimet ua zgjasin jetën

Ushtrimi është i njohur për të përmirësuar shëndetin, por kërkimet e reja zbulojnë se thjesht duke shtuar më shumë lëvizje gjatë gjithë ditës, në të vërtetë mund të ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë, transmeton Gazeta Express. Ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre në përgjithësi shpesh shkojnë në palestër – ose, në vend të kësaj, kapërcejnë ushtrimin krejtësisht. Shkencëtarët...