Home Këshilla të ndryshme Mijëgjethësja shëron pothuajse secilën sëmundje

Mijëgjethësja shëron pothuajse secilën sëmundje

Mijëgjethësja shëron pothuajse secilën sëmundje

Mijëgjethësja (lat. Achillea millefolium) në popull njihet me shumë emra, por radhitet në llojet e bimëve më shëruese.

Kjo bimë ka edhe një emër që ndryshe në popull njihet edhe si “bima e hajnave”, pasi që në ikje e sipër ata kishin mbetur të plagosur dhe kishin përdorur pikërisht këtë bimë për t’u shëruar.

Lulëzon gjatë stinës së verës dhe është shumë e pasur me vaj eterik. Vaji eterik përdoret për përgatitjen e vajit apo kremit për rrezitje, pasi që koha e ka vërtetuar se mbron lëkurën. Është e pasur me taninë, acide organike, materiet e tharta që edhe ia dhurojnë shijen e thartë, është e pasur me vitamina K dhe C, mineralet kalium dhe natrium.

Kjo bimë sidomos vepron në mënyrë të dobishme te sëmundjet që kanë të bëjnë me lukthin dhe zorrët, pastaj shërben në largimin e oreksit, fryrjet në stomak, ngërçet në zorrë dhe në lukth, si dhe shëron pezmatimet dhe inflamacionet.

Çaji nga kjo bimë shton aktivitetin e gjëndrave të zorrëve, lufton kapsllëkun si dhe ndikon në punën e rregullt të veshkave. Po ashtu, kjo bimë njihet për efektin e  saj që ka në pastrimin e gjakut dhe në qarkullim më të rregullt të tij, si dhe ndihmon në shërimin e gihtës dhe reumatizmit.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...