Home Shëndetësi Mikrobiologu slloven zbulon gjenin e trashësisë

Mikrobiologu slloven zbulon gjenin e trashësisë

Me analizën e gjenomit të minjve mikrobiologu slloven Simon Horvat ka ardhur deri te përfundimi i cili në të ardhmen e largët ndoshta do t’i ndihmojë edhe njerëzit me peshën e tepërt trupore.

Bëhet fjalë për gjenin e trashësisë i cili është quajtur ‘deptor’, ndërsa për dallim nga gjenet tashmë të zbuluara të cilat ndikojnë në rregullimin e apetitit kryesisht me sinjalizimin përmes sistemit qendror nervor, deptori vepron në masën muskulore.

Prandaj besohet që në të ardhmen shkencëtarët do të mund të zhvillojnë mjetin për ‘qetësimin’ e këtij gjeni dhe kështu t’i ndihmojnë njerëzit me peshën e tepërt trupore nëse ajo është e kushtëzuar gjenetikisht.

Horvat në 15 vjetët e fundit është duke studiuar intensivisht mostrat gjenetike se pse disa njerëz janë të trashë, e disa të hollë. Me bashkëpunëtorët në institutin e vet në Lubjanë ai pas seleksionimit shumëvjeçar ka ndarë dy grupe të minjve me karakteristika të ndryshme gjenetike. Njëri grup i minjve kanë mbetur të hollë pavarësisht sasisë së ushqimit që kanë ngrënë, ndërsa grupi tjetër janë trashur edhe pse kanë konsumuar sasi më të vogla të ushqimit, varësisht prej asaj nëse a kanë pasur variantin e gjenit deptor ‘vital’ apo ‘të trashë’.

Punimi në të cilin është dëshmuar lidhja në mes gjenit deptor dhe trashjes tek njerëzit si dhe vetë mënyra e funksionimit të gjenit është publikuar para pak kohe në revistën shkencore amerikane “Cell Metabolism”.
Horvat gjatë punës në studim ka bashkëpunuar me kolegët nga Massachussets Institute of Technology (MI1), kanë përcjellë mediet sllovene.

Ndërkohë, Simon Horvat nga fakulteti bioteknik në Lubjanë, rekomandon personat që të luftojnë me peshën e tepërt me dietë dhe aktivitet fizik.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...