Home Shëndetësi Miopia, po rritet numri i të prekurve

Miopia, po rritet numri i të prekurve

Studiuesit e huaj japin alarmin se po rritet numri i të prekurve nga miopia anekënd globit. Nëse e keni të vështirë të shihni objektet në distancë, kjo është shenjë e miopisë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm.

Numri i miopëve në botë është në rritje. Një studim i ri tregon se numri i personave miopë është në rritje, jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë globin. Kjo i ka bërë shkencëtarët të pyesin, përse?

E parë nga ana praktike, kjo tregon se profesioni i optometristit është me perspektive. Studimi tregon se gjithnjë e më shumë amerikanë kanë nevojë për lente, për të përmirësuar shikimin e tyre.

Personat me miopi mund t’i dallojnë më mirë objektet kur i afrojnë afër syve, ndërsa larg ato duken të zbehta apo të errëta.

Numri
Një analizë nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Syve tregon se gjatë 3 vjetëve të fundit numri i rasteve të miopisë është rritur ndjeshëm. Të dhënat më të fundit tregojnë se 42 për qind e amerikanëve mes moshës 12-54 vjeç janë miopë, në krahasim me 25 për qind në fillim të viteve 1970. Por në këtë drejtim amerikanët nuk janë vetëm.

Sipas studimit të botuar në Arkivat e Okulistikës, prirje të ngjashme tregojnë edhe studimet nga Azia, Australia dhe Evropa. Shtrohet pyetja, përse kjo rritje e papritur e rasteve të miopisë? Shkencëtarët kanë teori të shumta dhe të ndryshme. Disa thonë se tek një gjen që është përgjegjës për organet e të parit mund të ketë ndodhur ndonjë ndryshim apo mutacion që shkakton miopinë.

Disa të tjerë fajësojnë përhapjen e teknologjisë kompjuterike, që i bën njerëzit të qëndrojnë ndoshta me orë të zgjatura me sy të ngulitur në ekranin e kompjuterit. Fatmirësisht, miopia është një problem që korrigjohet lehtë me syze, lente kontakti dhe me operacion me rreze lazer. Por nuk duhet harruar kostoja financiare. Sipas përllogaritjeve, shtimi i rasteve të miopisë ka shtuar me 3 miliardë dollarë shpenzimet e përgjithshme mjekësore.

Fëmijët
Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë bashkëkohore me hapa shumë të shpejt, vitet e fundit miopia tek fëmijët e moshave të vogla dhe mesatare, kryesisht është rritur. Sistemi i shikimit të fëmijëve ndodhet në zhvillim të përhershëm, prandaj faktorët e dëmshëm të mjedisit rrethues mund të ndikojnë në këtë sistem negativisht, i cili pjesërisht ndikon në zhvillimin e miopisë tek fëmijët. Një rol të madh në zhvillimin e sistemit të shikimit luajnë edhe mbingarkesat e shikimit.

Te këto mbingarkesa hyjnë vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit në distancë të afërt), si edhe parja e televizorit. Çfarë ndodh me sistemin e shikimit të fëmijës kur ai shikon televizor për një kohë të gjatë? Shëmbëllimi nga ekrani i televizorit projektohet në retinë (në fundin e syrit). Por në shumicën e rasteve, fëmijët e moshave të vogla janë me hipermetropi, prandaj që fëmija të shikojë qartë figurën nga një distancë e caktuar i duhet të sforcojë struktura të caktuara të syrit.

Kjo gjë ndodh në mënyrë reflektive dhe nuk varet nga vetëdija e fëmijës. Kur sforcohen muskujt shikojmë figura të vogla dhe të lëvizshme, kjo gjë ndodh shpesh sidomos kur shikojmë televizor, duke mos përjashtuar këtu çrregullimin e sistemit kompensues dhe futjen e mekanizmave miopizues (zgjatja e syrit). Si rrjedhim kjo gjë mund të zhvilloj miopinë tek fëmijët. Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët që kanë shkuar në shkollë. Në moshën 14-15 vjeç, praktikisht pothuajse çdo fëmijë vuan nga miopia. Kjo pasi kokërdhoku i syrit është i zgjatur, për rrjedhojë drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. Në mënyrë që të shikojnë mirë objektet që ndodhen larg fëmijët mbledhin sytë, qepallat e mbledhura në mënyrë të tillë luajnë rolin e diafragmës dhe si rrjedhojë shëmbëllimi në retinë bëhet më i qartë.

Mjekimi
Mjekimi i miopisë është kompleks, i drejtuar në të gjitha aspektet që e progresojnë atë. Në përgjithësi mjekimi i miopisë bëhet në mënyrë konservative, duke përfshirë metoda të ndryshme funksionale. Këtu përfshihen dhe ushtrime në aparate të caktuara, metoda fizike të mjekimit si dhe metoda medikamentoze. Si rregull, kur mjekohet miopia mjekët japin syze. Për miopinë e shkallës së ulët dhe të mesme rekomandohen syze për larg, kurse për miopinë e shkallës së lartë jepen syze për mbajtje të vazhdueshme.

Megjithëse vetë syzet nuk kanë ndonjë efekt mjekësor, ato janë vetëm një mjet korrigjues gjatë mjekimit të miopisë tek fëmijët. Efekt mjekësor kanë vetëm lentat e kontaktit. Efekti maksimal arrihet vetëm atëherë kur mbahen lentat e forta, por gjithashtu arrihet edhe kur pacienti mban lente kontakti të buta. Kur miopia progreson shpejt (më shumë se 1 dioptri në vit), ose kur ka ndërlikime në fundin e syrit, si etapë plotësuese e mjekimit të miopisë bëhet edhe ndërhyrja kirurgjikale (skleroplastika). Sipas disa mjekëve, nuk ja vlen të mbiçmohen mundësitë e skleroplastikës. Për fat të keq ky operacion nuk jep garanci 100%, që miopia nuk do të progresojë edhe pas tij. Operacioni nuk është alternativë e mjekimit konservativ të miopisë progresive. Mjekimi konservativ i miopisë vazhdon edhe pas operacionit.

Pseudomiopia, çfarë miopia fallco dhe pse shkaktohet
Pseudomiopia është gjendja patologjike e muskujve ciliare, gjatë të cilës në kushte normale shfaqet miopia, kurse më pas, pasi eliminohet spazma e akomodimit, për shembull me ndihmën e lëndëve cikloplegjike (artropinë dhe të tjera.), shfaqen emetropia, hipermetropia ose në një shkallë më të vogël miopia.

Dobësia e lindur ose e përfituar gjatë kohës e muskujve ciliare varet nga spazma e akomodimit. Pseudomiopia lind si pasojë e sëmundjeve të përgjithshme ose çrregullimeve në organizëm (infeksione kronike, intoksikacione, probleme me enët e gjakut, veçori të trashëguara), si edhe defektet optike të organeve të shikimit. Pseudomia, gjithashtu zhvillohet si rezultat i kushteve jo të kënaqshme të shikimit në distancë të afërt (ndriçim i dobët dhe i drejtuar jo siç duhet, mbajtja e tekstit shumë afër gjatë leximit, mbingarkesë e shikimit), si edhe çrregullime të regjimit të punës dhe pushimit.

Astenopia, lodhja e organeve të shikimit

Shenjat e para minimale fillojnë me paqartësinë e shkronjave dhe rreshtave, dhe ndonjëherë me kalimin e kohës, shikimi turbullohet, në sy ka si prerje dhe dhimbje, si edhe dhimbje në tëmtha dhe midis harqeve mbi vetulla, shfaqet bezdisja nga drita e fortë, shtrëngim të qepallave, tik i syrit. Simptoma kryesore e shfaqjes ose e progresimit të astenopisë gjatë shikimit në distancë të afërt është zhdukja tërësisht ose dobësimi i saj gjatë kohës që pushojmë. Ekzistojnë disa lloje astenopi si: akomodative, muskulore, e përzier (akomodativo-muskulore). Astenopia akomodative është mjaft e përhapur.

Gjatë hipermetropisë (optika me plus) akomodimi është më i fortë se gjatë emetropisë, veëanërisht kur punojmë në një distancë të afërt, prandaj pacientët që kanë hipermetropi, këtë dukuri të tillë e takojnë më shpesh. Astenopia shfaqet shumë lehtë kur pacientët kanë astigmatizm. Jo vetëm astigmatizmi hipermetropik, por edhe ai miopik, aq më shumë asigmatizmi miks shkurton muskujt ciliare në mënyrë jo të barabartë. Gjithashtu astenopia akomodative lind si pasojë e relaksimit të muskujt ciliare. Ka mundësi që astenopia akomodative të shfaqet edhe gjatë ametropisë. Arsyet kryesore janë lodhje e tepërt, sëmundje të komplikuara, konfuzi, mbingarkesë nervore. /gazeta-albania/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...