Home Këshilla të ndryshme Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut.

Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me gati 20 për qind rastet e kancerit të zorrëve.

Ndër produktet më të zakonshme të mishit që mendohet se sjellin dëme në trupin e njeriut janë proshutat, sallamat, pançetat, por edhe vetë mishi origjinal i qengjit apo i viçit i konsumuar në sasi të mëdha më shumë se katër herë në javë.

Studimi nxori se 40 në çdo 10 mijë pjesëmarrës që u bënë pjesë e kërkimit shkencor duke konsumuar në ditë të paktën 21 gram mish të kuq apo të përpunuar, u diagnostikuan me kancer të zorrëve.

Rastet e sëmundjes vdekjeprurëse u rritën gradualisht me shtimin e sasisë së mishit të konsumuar.

Studiuesit fajësojnë si faktorë më të dëmshëm kryesisht kimikatet që përdoren për përpunimin e mishrave, por edhe lëndët kancerogjene që prodhohen nga pjekja e mishrave me prush druri apo qymyri.

Në bazë të studimit, rekomandohet që mishi i kuq apo i përpunuar të konsumohet jo më shumë se dy herë në javë, edhe pse çmohen vlerat e tij si burim proteinash, vitaminash dhe mineralesh.

Ndërkaq konsumimi i ushqimeve sa më të pasura në fibra, si drithërat, bizelet, fasulet, bajamet apo brokoli mendohet se kanë një efekt mbrojtës te stomaku dhe gjithashtu janë të dobishme për zemrën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...