Mishi i skuqur shton rrezikun nga kanceri i veshkave

Njerëzit të cilët konsumojnë sasi të tepërta të mishit të skuqur rrezikojnë nga paraqitja e disa llojeve të kancerit të veshkave, tregon një studim amerikan, në të cilin kanë marrë pjesë disa mijëra vetë.

Studimi, i publikuar në “Zhurnalin amerikan të klinikës së ushqimit”, tregon se 19 për qind ka më tepër shanse që personi me moshë mesatare të sëmuret nga kanceri i veshkave nëse ha më tepër mish të skuqur, transmetojnë të enjten mediat e huaja.

Daniel Keri, udhëheqës i studimit, thotë se gjetjet përputhen me rekomandimet e Shoqërisë amerikane në luftën kundër kancerit për të limituar konsumimin e mishi të skuqur dhe atij të përpunuar.

Hulumtimet e mëhershme të lidhjeve ndërmjet konsumimit të mishit të skuqur dhe kancerit të veshkave kanë pasur rezultate të ndryshme, ndërsa Keri si konfirmim të rezultateve ka përdorur të dhënat e mëhershme të studimit të bërë në rreth 500.000 amerikanë të moshës mbi 50-vjeç.

Pjesëmarrësit në hulumtim kanë thënë se mesatarisht në ditë konsumojnë ndërmjet 57-85 gramë mish të skuqur. Studimi ka treguar se njerëzit që hanë mish të skuqur në sasi më të mëdha mbi mesatarja, rreth 113 gramë, kanë 19 për qind më tepër shanse që të sëmuren nga kanceri.

Ekspertët thonë se në zhvillimin e sëmundjes mund të ndikojnë edhe faktorë tjerë, siç është ushqimi i përgjithshëm, sasia e pemëve dhe perimeve të konsumuara, mënyra e jetës, duhani, mosha, por edhe sëmundje tjera, siç janë shtypja e gjakut dhe diabeti.