Home Ushqim Mjekët: Largojini salsiçet nga fëmijët tuaj menjëherë!

Mjekët: Largojini salsiçet nga fëmijët tuaj menjëherë!

Natyrisht se çdo fëmijë e do këtë lloj ushqimi, mirëpo nuk duhet neglizhuar fakti se në vete ka përbërës të cilat mund të jenë jo të shëndetshme për fëmijën tuaj. Mjekët janë duke u përpjekur t’i paralajmërojnë prindërit përreth dëmeve që sjell ky ushqim.

Një studim i ri tregon se fëmijët që hanë më shumë se 12 salsiçe në muaj rrisin nëntë herë më shumë rrezikun e zhvillimit të leukemisë.

Për më tepër, një studim tjetër tregon se fëmijët që konsumojnë salsiçe në një ose më shumë herë në javë i ekspozohen rrezikut të kancerit të trurit, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, jo vetëm fëmijët janë të prekur nga ky ushqim. Etërit që shpesh konsumojnë salsiçe para se të konceptohen, e ata që ushqehen me salsiçe pas konceptimit, janë më të prirur për ta trashëguar kancerin tek fëmijët e tyre.

Përveç kësaj, gratë shtatzëna që konsumojnë salsiçe më shpesh mund të kenë fëmijë të cilët mund të jenë më të prirur ndaj tumorit të trurit.

Nitratet, të cilat janë të pranishme në salsiçe, shkaktojnë të gjitha këto gjendje shëndetësore. Ato përdoren për të parandaluar dëmtimin e ushqimit nga ambienti i jashtëm dhe për ta shtuar ngjyrën në mish.

Këshillat për të shmangur ushqimet që përmbajnë nitrate:

Mundohuni të konsumoni më pak ushqime të përpunuara dhe produkte të mishit të konservuar, të tilla si salsiçja dhe sallama.
Para blerjes së produkteve, kontrolloni etiketat e tyre me kujdes dhe shmangni nitratet e natriumit ose kaliumit, të pranishme në produkte.
Konsumoni ushqime organike
Shtoni në dietën tuaj  antioksidantë dhe vitamina C.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sëmundjet e zemrës, kanceri – të ndërlidhura me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

Këto ushqime përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiqet, drithërat me sheqer dhe pijet me gaz – në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale. Ngrënja e shumtë e hamburgerëve, picave, biskotave dhe e ëmbëlsirave, po del të jetë e rrezikshme për shëndetin. Një studim i rreth 45.000 njerëzve të moshës së mesme gjeti se vdekjet...